Tiranë – Amman, nis linja e re ajrore nga Jordania drejt Shqipërisë
Tirana International Airport (TIA) mirëpriti sot fluturimin e parë të kompanisë Jordan Aviation nga Ammani, duke shënuar hapjen e një linje të re ajrore që lidh Jordaninë me Shqipërinë.
Kjo linjë e re pritet të lehtësojë udhëtimet për qytetarët shqiptarë që duan të eksplorojnë Jordaninë dhe Lindjen e Mesme, si edhe për turistët jordanezë që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë dhe të përjetojnë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen shqiptare.
Hapja e kësaj linje është një tjetër hap përpara në zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare të TIA, e cila po kthehet gjithnjë e më shumë në një nyje të rëndësishme ajrore në rajon.
Një destinacion i ri, një mundësi e re.
View this post on Instagram