Tiranë/ 60-vjeçari abuzon seksualisht me të miturën, vihet në pranga

TIRANË– Një e mitur ka denoncuar në polici se një 60-vjeçar e ka abuzuar seksualisht prej 3 muajsh.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një fshat të Tiranës, ndërsa 60 vjeçari është arrestuar pasi denoncimit të 16-vjeçares.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, njofton policia.