Tiranë/ 48-vjeçari plagoset me armë zjarri! Policia jep detaje
Një 48- vjeçar është plagosur pak minuta më parë me armë zjarri në Tiranë. Sipas policisë shtetasi A. K., banues në Fresk është paraqitur për mjekim në spital ndërsa ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit që e posedonte me leje është plagosur në këmbë.
Ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.