TIRANË/ 48-vjeçari përfundon i plagosur në spital, zbulon …

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një qytetar është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat i dëmtuar me armë zjarri.

Nga verifikimet paraprake të policisë rezulton se është plagosur me armën të cilën e disponon me leje.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e freskut, me 48-vjeçarin që aksidentalisht teksa po pastronte armën ka qëlluar këmbën e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.