Tiranë/ 31-vjeçari godet dhe tërheq me makinë policin rrugor, arrestohet në…

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi ka kundërshtuar dhe ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Policisë Rrugore, duke i rrezikuar jetën.

Incidenti ndodhi më 18 mars 2025, në rrethrrotullimin e Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”. Punonjësi i policisë, i caktuar me shërbim në atë zonë, i bëri shenjë ndalimi një automjeti që po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar në rrugë.

Megjithatë, drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit të ndalimit, duke vijuar lëvizjen dhe duke tërhequr policin për disa metra me automjet, duke i rrezikuar jetën. Pas kësaj, efektivi e ndoqi dhe e ndaloi automjetin, duke i kërkuar shoferit të paraqiste dokumentacionin. Në këtë moment, 31-vjeçari e kundërshtoi dhe më pas e goditi policin, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Pas ngjarjes, shërbimet e policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit në komisariat dhe, në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij. I arrestuari është identifikuar si F. K., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.