Një 29 vjeçar është hedhur nga kati i dytë i banasës në Qytet Studenti.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se fillimisht ai ka tentuar të vetëvaret, por është ndaluar nga familjarët, më pas ai hipur në çatinë e katit të dytë dhe është hedhur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes