Tiranë/10 arrestime për vepra të ndryshme penale
Tiranë/Arrestohen 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– K. Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
– A. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë shoqërimit në komisariat, ka goditur për shkak të detyrës një punonjës Policie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. T., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– E. S., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
– E. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një automjet të parkuar dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;
– A. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
– I. S., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
– A. M., 37 vjeç, F. B., 27 vjeç, dhe E. R., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë. Ditën e djeshme, rreth orës 20:30, në Kombinat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë inskenuar një përplasje mjetesh me dëme materiale, dhe në momentin që punonjësit e Policisë kanë kuptuar inskenimin e tyre, shtetasi E. R., ka tentuar të largohet me vrap.
Materialet i kaluan Prokurorisë.