Tirana shtanget nga Kastrioti, kalon në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Tirana  siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Kastriotin.

Bardheblutë barazuan në stadiumin “Selman Stermasi” në sfidën çerkefinale të kthimit ndaj krutanëve. Skuadra e Orges Shehit kishte triumfuar në ndeshjen e parë 4-1.

Tirana festoi golin pas 13 mintuash lojë. Hasani fitoi një penallti të cilën e ktheu në gol.

11 mintua më pas, Najdovski përfitoi nga një rrëmujë brenda zones dhe ndëshkoi portiern Malaj. Në pjesën e dytë, Kastrioti shtoi ritmin. Krutanët shkurtuan disavanazhin në të 73, pas autogolit të Isenit.

Nëntë minuta më pas, Ajazi u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Deri në fund të sfidës rezultati nuk ndryshoi, me Tiranën që u tregua më e kujdesshme në mbrojtje. Kastrioti arriti të shamngte humbjen, por i dha lamtumirën Kupës së Shqipërisë.