Për herë të parë pret një mbledhje të Organizatës Botërore të Turizmit/ Rama: Takimi ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë
Nga sot deri më 9 prill, Shqipëria do të jetë vendi pritës i Takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, një ngjarje me rëndësi historike jo vetëm për fushën e turizmit, por edhe si një organizim i nivelit të lartë të UNWTO që mbahet për herë të parë në vendin tonë.
Teksa ka ndarë një videospot promovues për Shqipërinë, kryeministri edi Rama shkruan se një takim i tillë do të kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë.
“MIRËMËNGJESI dhe me entuziazmin e ndjesinë e Shqipërisë Turistike ku me të njëjtën energji i japim mirëseardhjen delegacioneve të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do ta kthejë Tiranën në një pol dinamik të eventeve dhe ngre në një tjetër nivel promovimin e Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë “, shkruan Rama.
Delegacionet e UNËTO kanë mbërritur në vendin tonë dhe përfaqësohen nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate Zurab Pololikashvili, Drejtoresha Ekzekutive e UN Tourism Natalia Bayona si dhe ministra të Turizmit e përfaqësues të lartë të këtij sektori nga 40 vende të Europës.
Sipas axhendës, sot do të mbahet mbledhja të 70-të të Komisionit për Evropën të UNËTO, ku do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Mirela Kumbaro.
Më date 9 prill, do të mbahet edhe një Konferencë për Investimet në turizëm me tre panele diskutimi, gjatë së cilës do të prezantohet përmes një ceremonie zyrtare udhëzuesi “Tourism Doing Business: Investing in Albania.”