Tirana nuk toleron, sakrifikon Bledi Shkëmbin për rezultate të dobëta

Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës.

Palët kanë rënë dakord për të ndërprerë marrëveshjen pas ecurisë negative të rezultateve. Humbja ndaj Egnatias duket se i ka vënë kapak marrëdhënies, me klubin bardheblu që ka vendosur të shkarkojë teknikun Shkëmbi.

Presidenca bardheblu ka cilësuar teknikun si arsyeja e kësaj ecurie negative, për të sakrifikuar Shkëmbin në këtë pikë të sezonit. Asnjë fitore e regjistruar në 5 ndeshjet e fundit, mbi të gjitha ku kanë regjistruar 3 humbje dhe 2 barazime. Formë që ka lëkundur jo pak pozitat e skuadrës kryeqytetase momentalisht e 7-ta në renditje me 11 pikë.

Ecuri që u kurorëzua edhe me humbjen e tifozëve për pjesën e mbetur të sezonit pas atij penalizimi nga Komisioni i Disiplinës. Vështirësi deri në këtë pikë të sezonit kanë qënë të mëdha për skuadrën bardheblu. Pas 12 ndeshjeve kanë pësuar 16 gola, pak më shumë se një gol çdo 90 minuta. Edhe sulmi nuk ka bindur, me Tiranën që ka shënuar 13 gola. Kryeqytetasit kanë regjistruar deri më tani 1 fitore, 8 barazime dhe 3 humbje, dy prej të cilave të pësuara radhazi në javët e fundit.