Tirana me sulmin më të mirë në Superligë, Hasani parakalon Xhixhën e Skukën në krizën e Laçit
12 gola në 5 ndeshje ishte bilanci i javës së 25-të në Superligën shqiptare. Një mesatare prej 2.4 golash në çdo 90 minutësh të luajtur. Përballja e “Elbasan Arenës” jo vetëm i dha arratinë Tiranës, por prodhoi edhe më shumë gola, plot 5 të tillë. Ndaj kurbinasve, bardheblutë u shkëputen nga Partizani, teksa Florent Hasanit i shërbeu për të marrë kreun e golashënuesve më të mirë me 11 gola.
Një ecuri që për sulmuesin 25-vjeçar vlen dhe e afron akoma dhe më shumë me këtë trofe individual, pasi rivalët më të afërt Nonato i Erzenit dhe Duamene i Egnatias kanë shënuar deri më tani respektivisht 9 dhe 8 gola. Ndërkaq, Hasani është në nivel të njëjtë me Xhixhën e larguar drejt Azerbajxhanit, teksa Skuka i dha lamtumirë Partizanit në kuotën e 10 golave.
Kryeqytetasit konfirmuan edhe forcën në repartin e avancuar, pasi kanë shënuar 37 gola deri më tani duke qënë ekipe me sulmin më të mirë. Ndërkaq, Laçi ka treguar shumë limite në mbrojtje, duke e detyruar portierin e saj të nxjerr topin nga fundi i rrjetës në 32 raste. Bilanc që thekson krizën e kurbinasve, të cilët do tentojnë t’i largohen zonës së ftohtë të renditjes.