Tirana me numrin më të lartë të të arrestuarve/ Çfarë ndodhi mbrëmë në kryeqytet
Përgjatë gjithë ditës së djeshme dhe mëngjesin e hershëm sot, Antidroga e Tiranës, në kuadër të megaoperacionit Tempull 2, ka vënë në pranga 67 persona nga 82 urdhër-arreste të lëshuara gjithsej. Ata arritën të arrestonin kokat drejtuese të grupeve të shpërndarësve që operonin në kryeqytet, mes të cilëve Astrit Deliu dhe një ccift 44-vjeccarësh. Përgjatë operacionit u sekuestruan edhe sasi të konsiderueshme kanabisi, kokaine e heroine, që tregtohej nga këta të fundit. Fokusi kryesor ishte shitja në afërsi të shkollave, kryesisht gjimnazeve. Në pak muaj, është bërë e mundur që në kryeqytet dhe jo vetëm të hiqen nga tregu qindra spaccatorë e drejtues grupesh, duke minimizuar kështu rrezikun e të rinjve dhe adoleshentëve për të konsumuar apo për tu katapultuar në grupe shpërndarësish. Megaoperacioni Kombëtar kundër lëndëve narkotike Tempulli 2:
273 shtetas të arrestuar/ndaluar dhe arrestuar në flagrancë
Goditur anëtarë të 7 grupeve kriminale.