Tirana drejt revolucionit, lojtarë dhe trajneri Orges Shehi i japin lamtumirë pas Kupës
Finalja e Kupës së Shqipërisë mund të rezultojë e fundit për disa prej futbollistëve të Tiranës.
Të dënuar nga disiplina, por edhe në fund të kontratës, shumë prej tyre do të vendosin për tu larguar nga bardheblutë, për të tentuar ndoshta diku tjetër fitimin e titujve.
Visar Bekaj shihet si ai që do i hap udhë largimeve të lojtarëve, me portierin të dënuar për të zbritur në fushë në 12 muajt e ardhshëm. Interes për gardianin ka pasur në Turqi, të cilët duket se për momentin po presin.
Në listën e atyreve që do i japim lamtumirë klubit kryeqytetas gjenden edhe emra si Behiratçe dhe Kristijan Toshevski.
Por, Tirana nuk do përballet vetëm me largime. Bardheblutë pritet të rinovojë kontratat me të dënuarit, Aleksi, Lulaj dhe Gjumsi, teksanë këto ujëra gjenden edhe lojtarë si Hila dhe Lika.
Megjithatë, Tirana nuk do i shpëtojë revolucionit në skuadër, ku për momentin nuk ka as trajner. Orges Shehi mund të konsiderohet një ish te ngjyrat bardheblu, pasi tekniku është pa kontratë. Interes për të ka pasur në Maqedoninë e Veriut, me mediat vendase që pranojnë se ai ka arritur një akord verbal për të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës.
Prandaj, Tirana duhet të mendojë seriozisht jo vetëm për të gjetur lojtarë por edhe trajnerin, gjithmonë nëse Shehi nuk konfirmohet. Debutimi i Tiranës në Kupat e Europës parashikohet të ndodh në ditët e para të muajit korrik, ku do të luajë kualifikueset e Conference League, kompeticion që do garojnë edhe Egnatia e Vllaznia.