Tirana ‘djeg’ Teutën, sfidon Egnatian në finalen e Kupës
Tirana-Egnatia është finalja e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2022-2023.
Bardheblutë nuk rrezikuan aspak përballë Teutës, duke barazuar pa gola 0-0 në duelin e dytë dhe kaluar më tej pas fitores në ndeshjen e parë me shifrat 3-0.
Në stadiumin “Niko Dovana” u luajt një sfidë e qetë dhe me pak raste shënimi, me dy ekipet që duket se po mendojnë për duelet e kampionatit. Tiranën e pret një përballje e fortë dhe vendimtare për titullin kampion, pasi sfidon Partizanin në derbin e kryeqytetit.
Ndërkaq, Teuta synon grumbullimin e sa më shumë pikëve për të mos rrezikuar rënien një kategori më poshtë. Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet me 1 qershor.