Tim Walz pranon nominimin si zv/president të SHBA-së
Tim Walz në një fjalim emocionuar në ditën e tretë të Konventës Demokratike pranoi nominimin si zv/president të SHBA-së.
Ai u shpreh se fitorja e Kamala Harris do të kthejë faqen në Shtetet e Bashlkuara të Amerikës.
TIM WALZ KANDIDAT PËR ZËVENDËSPRESIDENT: Është nderi i jetës sime të pranoj nominimin tuaj për zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara. Ne jemi të gjithë këtu për një arsye të bukur dhe të thjeshtë: ne e duam këtë vend.
Shumë amerikanë nuk kishin dëgjuar kurrë për Walzin para se Harris ta zgjidhte për kandidat për nënpresident tregoi për përvojën e tij si trajner futbolli, për shërbimin në Gardën Kombëtare dhe për problemet e familjes së tij me fertilitetin – të gjitha këto pjesë të biografisë së tij që republikanët kanë vënë në pikëpyetje që kur Harris e zgjodhi atë.
Mes të tjerash ai u shpreh se Amerika duhet të jetë një vend ku fëmijët nuk janë të uritur, kujdesi shëndetësor dhe strehimi janë të drejta njerëzore. Mes të tjerash Ëalz tha se një Shtëpi e Bardhë me një Trump në krye nuk do t’i shërbente askujt përveç të pasurve dhe më ekstremistëve.
Ndërkaq producentja amerikane Oprah Winfrey bëri një paraqitje surprizë ku u kërkoi demokratëve të “zgjedhin mendjen e shëndoshë mbi marrëzitë”.
OPRAH WINFREY PRODUCENTE: Le të zgjedhim lirinë. Pse? Sepse kjo është më e mira e Amerikës. Ne jemi të gjithë amerikanë. Dhe së bashku, le të zgjedhim të gjithë Kamala Harris!” .Le të zgjedhim të vërtetën, le të zgjedhim nderin, le të zgjedhim gëzimin.
Ndërkaq i pranishëm ishte edhe sh-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, sulmoi Donald Trump duke u shprehur se Amerika tanimë nuk pëlqen më kaosin dhe shtrëmbërimin e së vërtetës. Delegatët dëgjuan gjithashtu nga Nancy Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve lavdëroi Harris dhe falënderoi Biden për shërbimin e tij ndaj vendit.