‘’TikToku apo shoqëria?” – Qytetarët hedhin poshtë mitin e fajësimit të platformës

Vendimi për mbyllljen e Tik-Tokut në Shqipëri ka ngjallur reagime të shumta. Replikë.al ka realizuar një vox pop me qytetarët në lidhje me këtë çështje.
Të pyetur nëse mbyllja e Tik Tokut do të minimizojë promovimin e dhunës në rrjetet sociale shumica prej tyre kanë dhënë përgjigje negative duke thënë se Tik Toku nuk ndikon në këtë drejtim te shoqëria, pasi në Shqipëri ka probleme të tjera më madhore por ka pasur edhe reagime të tjera që thonë  se të rinjtë janë të prirur të shohin gjëra të këqija.

Këto janë tu vra rrugëve, nuk ndikon Tik-Toku, Tik-Toku është për të kaluar kohën”, tha i riu.

Nuk besoj. Ka probleme të tjera më madhore në shoqërinë tonë”, tha një qytetare.

Ka pluset dhe minuset e veta , pluset luajnë rol pozitiv dhe te Tik Toku prandaj e përdorin pjesa me madhe e shoqërisë, ndërsa aspektet negative kanë efekte negative, por këto nuk mund të eliminohen se dhe ne jemi sa të mirë sa të këqijë”, tha një qytetar.

Njerëzit janë të prirur të shohin vetëm gjëra të këqija sidomos të rinjtë….kështu që..”, tha një qytetare tjetër.