Tifozët “çmenden” për Snoop Dogg dhe Johnny Depp, por …

Imazhet e shfaqura nga regjisori ndërkombëtar dhe të qarkulluara në rrjetet sociale i kanë bërë të gjithë të besojnë madje edhe tifozët në tribuna.

Snoop Dogg dhe Johnny Depp ishin në stadium të veshur me bluza bardh e zi për të brohoritur për Botafogon dhe për të kënduar këngët e amerikano-jugorëve, por në realitet ata janë dy sozi.

“I dyshuari”, Snoop Dogg nuk është askush tjetër përveç Erich Finch, sozia e yllit të muzikës i cili po shfrytëzon statusin e tij për të surprizuar të gjithë në Kupën e Botës për Klube.

Ndërsa sa i përket Johnny Depp, megjithëse ngjashmëria mund të jetë mbresëlënëse, mjafton të kërkoni në internet për të zbuluar se aktori i vërtetë ka shumë më tepër tatuazhe në krahun e djathtë sesa sozia e tij.