‘Ti të më mbash mua nusen peng? Të hash lekët e djersën e familjes time!’ Ja videoja që efektivi Goxhara filmoi pasi plagosi inxhinierin e ERE-së (VIDEO)

KUJDES PAMJE TE RENDA/ Report Tv dhe Shqiptarja.com ka siguruar videon, me pamjet e ngjarjes së rëndë më 19 gusht, në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë, ku polici Erion Goxhara qëlloi me armë zjarri dhe plagosi 45-vjeçarin inxhinierin e ERE-s Lorenc Kosta pasi ky i fundit, sipas dosjes hetimore, kishte pasur marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij. Kohën që ai e qellonte me plumba, Goxhara e ka filmuar. Trupi i gjakosur i inxhinierit gjendet i shtrirë në trotuar dhe i gjakosur ndërsa Goxhara dëgjohet duket i thënë Kostës

“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje. Ti të më mbash mua nusën peng?! Ti hash lekët! S’e ha dot ti djersën e familjes time. Nuk hy dot në familjen time”, thotë ai.

Lorenc Kosta u godit me 6 plumba, ndërsa Goxhara filmimin ia dërgoi kunatit, vëllait të nuses së vet. Ngjarja e rende  ndodhi rreth orës 14:40, të 19 gushtit në një zonë të populluar të Tiranës, kur Kosta po ecte në këmbë dhe u përball me Goxharën, i cili ndaloi makinën dhe e qëlloi me të paktën gjashtë plumba, kryesisht në këmbë dhe në pjesën intime. Më herët, ai kishte takuar gruan bashkë me nipin. Në presionin e dhunës verbale, i kërkonte që ajo ti thoshte me fal.

Në deshminë e saj, ajo ka thënë se tradhtia ka ndodhur vetëm një herë, disa kohë më parë, dhe tashmë ajo me Kostën mbante vetëm marrëdhënie profesionale, duke qenë se punonin në të njëjtin vend pune. Efektivi i policisë kufitare, pasi ka mësuar tradhëtinë e bashkëshortes së tij, ka vënë në dijeni edhe gruan e Kostës, të cilën e ka kontaktuar përmes email-it. Për këtë veprim, Goxhara pretendon se është kërcënuar verbalisht nga Lorenc Kosta, pak para se ta qëllonte.

Goxhara, ka treguar se pasi kishte kryer ritet fetare në një xhami ka dërguar vajzën te tezja e saj në zonën e Komunës së Parisit. Aty ka ndeshur Lorenc Kostën, të cilin e ka njohur. Mes të dyve pati debat verbal, ku Goxhara, shprehet se i ka kërkuar llogari pse i ka shkatërruar familjen. Sipas tij, Kosta i ka folur me ton kërcënues, duke i thënë “nuk të kam bërë gjë” dhe duke e prekur në sup. Pas plagosjes Goxhara u largua nga vendi i ngjarjes dhe u dorëzua në polici dy ditë më vonë, pasditen e 21 gushtit, pas 48 orëve ku tregoi se kishte qëndruar i fshehur në zonën e Dajtit. Kosta u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet, dhe Goxhara është vendosur në arrest me burg dhe pritet t’i nënshtrohet një vlerësimi të shëndetit mendor.

Check Also

Kuvendi bllokoi dërgimin e mandatit të Xhaçkës / Berisha: Grusht shteti, Venecia të mos justifikojë puçin

Kreu demokrat Sali Berisha e ka cilësuar një “grusht shteti” mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *