“Ti Shqipëri më jep nder”, qindra shqiptarë mblidhen në ‘Albania Roots Parade’ në NY

Qindra shqiptarë me plisa në kokë, të veshur me kostumet tradicionale, të stolisur me simbolet kombëtare dhe me ngjyrat e flamurit janë mbledhur në “Central Park West 81st” për paradën “Rrënjët shqiptare”.

Fillimisht kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams i ka pritur në zyrën e tij, pak përpara nisjes së paradës.

Si çdo vit janë garantuar të gjitha masat në bulevardin ku do të kalojnë mijëra shqiptarë me këngë e valle, teksa pjesëmarrja edhe sot pritet të jetë e lartë.