“Ti e do vetëm për s*ks?”/ Debati i fortë mes Gjestit dhe Aldos për Eglin në Big Brother VIP

Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Gjestit dhe Aldos në shtëpinë e Big Brother VIP 4, ku në qendër të diskutimit ishte marrëdhënia me Eglin. Aldo i kërkoi Gjestit që t’i kërkojë falje Eglit për sjelljen e tij dhe e akuzoi se po luante me ndjenjat e saj.

Gjatë debatit, Aldo i tha se duket sikur Gjestit i pëlqen të qëndrojë në krevat me dikë që e puth, ndërsa Gjesti u përgjigj duke e pyetur nëse ai nuk dëshiron të ketë një histori dashurie.

Pjesë nga debati:
Aldo: Ti je çun princeshë, e the vetë që kjo është hakmarrja jote.
Gjesti: Nuk dua të flas më derisa ajo të bindet se unë nuk jam ai që dyshon ajo.
Aldo: Unë e di që ty të shijon të qëndrosh në krevat me dikë që të puth.
Gjesti: Pse, ti nuk ke qejf të dashurohesh?
Aldo: Nuk dua të luaj me ndjenja.
Gjesti: Ti nuk ke qejf të bësh seks? Ti qenke jashtë bote!
Aldo: Ti e dashke vetëm për seks?
Gjesti: Ti nuk ke qejf femër?
Aldo: Kam qejf femër, por jo të luaj me ndjenjat e saj.