Thumanë-Kashar nga sot me pagesë, kompania koncesionare njofton se tarifa nis nga …

Duke nisur nga kjo e shtunë e 4 janarit 2025, në autostradën Thumanë–Kashar nisi të aplikohet një tarifë për përdorimin e segmentit rrugor.

Në varësi të llojit të mjetit, tarifa që do të aplikohet për kalimin e këtij segmenti do të jetë 2,1 euro pa TVSH dhe 2,52 euro me TVSH. 

Deri më tani qarkullimi për mjetet ka qenë pa pagesë, pasi kompania kreu testimet e nevojshme. Sipas të dhënave kjo tarifë do të rishikohet çdo vit sipas të luhatjeve të kursit të këmbimit.

Aksi i hapur për qarkullim në fund të qershorit 2024 shtrihet në një gjatësi prej 21 kilometrash. Shpejtësia e projektuar për këtë kategori rruge do të jetë nga 90 në 140 km/orë.

Sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, segmentin e përshkuan rreth 2,5 milionë mjete përgjatë periudhës 28 qershor–30 shtator 2024.