Po degradohet gjithnjë e më shumë rruga paralele me autostradën e Re, pranë Thumanës.
Me vendosjen e taksës në Rinas, një pjesë e automjeteve devijojnë rrugën pranë mbikalimit të fshatit Gramzë.
Një pjesë e këtij aksi është dëmtuar rëndë, ndërsa automjetet kalojnë me mjaft vështirësi. Janë vetëm 300 metra rrugë për të kaluar në aksin e vjetër dhe 50 metra po degradohen gradualisht.
Firma kontraktore e autostradës Thumanë – Kashar duhet të mirëmbajë këtë aks prej 300 metrash.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ