Thumana e rilindur, mikpret festën e sportit me infrastrukturën e një mjedisi sportiv nga më të mirët në Shqipëri/ Rama: Nuk imagjinohej në ato ditët e tmerrshme
Thumana e Rilindur,e cila po vijon të rimëkëmbet nga ditë në ditë, falëProgramit të Rindërtimit, mikpriti sot një festesportive, ku u zhvillua edhe njëkonferencë mbi sportin si motor i zhvillimit.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Thumanë, ku përshëndeti Konferencën si pjesëmarrës në panelin e parë “Sporti në funksion të shëndetit, edukimit dhe zhvillimit”.
* * *
Shumë faleminderit për këtë aktivitet! Nuk besoj se do ta imagjinonte dot njeri në ato ditët e tmerrshme kur Thumana ishte epiqendra e goditjes së tërmetit që, në jo shumë vite më pas, ne do mblidheshim këtu me kaq shumë kampionë të sotëm dhe të djeshëm dhe me praninë e gjithë federatave të sportit për të shfrytëzuar infrastrukturën e një mjedisi nga më të mirët në Shqipëri, për sa i përket mjediseve sportive komunitare dhe në këtë godinë të shërbimeve ndaj komunitetit që është një model i ri që e ka Thumana, por nuk e kanë qytete e tjera shumë më të mëdha.
E faktikisht,kjo sot është realitet.
Tani unë dëgjova shumë falënderime në adresën time dhe nuk dua ta bëj këtu modestin, por dua të them se ky projekt në tërësi i rindërtimit, por në veçanti i Thumanës, meqë jemi këtu në Thumanë do të kishte qenë absolutisht i pamundur pa të tjerë që u angazhuan në diskutime. Arturi ndoshta nga emocionet më ngatërroi edhe fjalën që unë në fakt thashë, unë nuk i thashë “s’dua diskutime”, unë i thashë diçka tjetër, por kuptohet e kishte mendjen të më lavdëronte me shpejtësi, kështu që nuk ia vari shumë se çfarë tha, por thelbi ishte ai.
Me të vërtetë që ishte një sfidë më vete Thumana, edhe për faktin se kur erdhëm këtu në Thumanë në ato momente kemi qenë bashkë.
Natyrisht, goditja ishte shumë e madhe, njerëzit natyrisht akoma të lemerisur se çfarë iu kishin parë sytë, ishte bërë një kamp i improvizuar me shpejtësi, me çadra tek fusha e futbollit. Edhe mosbesimi ishte total, nuk diskutohet. Mosbesimi ishte total dhe t’iu thoshe atyre që: shiko se do t’i bëjmë të gjitha, do t’i bëjmë më mirë”, ishte si t’ju thoje “mirë të gjitha, por tani hajde dëgjoni dhe disa rrena”. Dhe një ndër gjërat që iu thashë atyre që diskutuam atë natë ishin, se dikush kishte një merak për fushën. I thashë do bëjmë më shumë fusha. “Eh, po po!”Edhe u bënë gjërat, por u bënë për hir të së vërtetës sepse u bashkuan shumë forca.Unë nuk mund të rri pa e përmendur Fondacionin “Shqiptarët për shqiptarët” se është edhe Iliri këtu, Ilir Hoxholli që i ka ndenjur mbi kokë projektit për realizimin e shtëpive individuale aty.
Kemi qenë vazhdimisht në kontakt, kemi qarë shpesh edhe hallet sepse nganjëherë njerëzit bëhen të vështirë, është e mirëkuptueshme.Kur filluan gjërat të ndërtoheshin, filluan edhe sherret midis familjeve. Ka ndodhur dhe ndonjë ndarje e familjes për të fituar ndonjë shtëpi më shumë, gjëra që ndodhin sepse programi ishte dhe një program strehimi social, ku familjeve që ishin me disa kurora dhe kishin humbur një shtëpi, iu jepej shtëpi për çdo kurorë. Por në fund, rezultati ishte vërtetë i kënaqshëm për njerëzit, por nuk është i kënaqshëm për ne, për mua të paktën sepse tani problemi është si ta mbajmë gjallë dhe si ta kthejmë në një traditë këtë që po bëjmë sot.