“Thuaji jo gjërave që…” – Fjolla Morina përfundon në spital pas mbidozës me medikamente, mesazhi enigmatik i saj shqetëson fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina është shtruar me urgjencë në spital gjatë natës së dielës, pas komplikacioneve të rënda shëndetësore që dyshohet se janë shkaktuar nga një mbidozë e mundshme ilaçesh.

Lajmi është konfirmuar fillimisht nga vetë artistja, e cila publikoi një mesazh në aplikacionin “Whatsapp”, duke ndarë një foto nga ambientet spitalore dhe një mesazh emocional që ngjalli shqetësim tek ndjekësit e saj.

“Kujdesi për veten do të thotë të bësh një pushim kur gjërat bëhen të vështira… Thuaji ‘jo’ gjërave që nuk dëshiron të bësh. Bëj gjëra që të bëjnë të lumtur…”, shkroi Morina, pa dhënë detaje të tjera mbi arsyet që e çuan në këtë gjendje.

Burime për “Prive” raportojnë se Fjolla Morina ka pësuar komplikacione shëndetësore pas marrjes së një sasie të konsiderueshme ilaçesh, duke e detyruar familjarët dhe stafin e saj ta dërgojnë me urgjencë në spital. Ajo ndodhet nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore prej më shumë se 24 orësh.