Thirrjet për dhunë pas vrasjes së Martinit, 16-vjeçari reagon për deklaratat në rrjetet sociale

16-vjeçari që nëpërmjet rrjeteve sociale, bëri thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte pas vdekjes së 14-vjeçarit Martin Canit, ka kërkuar falje. Përmes një video në rrjetet sociale, ai shprehet se ka bërë shumë gabim dhe i kërkon falje të gjithëve.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike identifikuar shtetasin 16 vjeç që shfaqet në video, i cili banon në SHBA.

Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për fillimin e procedimit penal, për 16-vjeçarin.