Thirrje për të rinjtë nga Rama: Aplikoni për Programin Kombëtar të Praktikave, 600 vende të lira në administratë
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve të moshës 21–29 vjeç që të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, një mundësi konkrete për të hedhur hapat e parë drejt një karriere në administratën publike.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama thekson se ky program synon të afrojë të rinjtë me institucionet shtetërore dhe të rrisë përgatitjen e tyre profesionale.
Programi ofron:
– 600 vende praktike në administratë dhe institucione publike;
-Trajnim i dedikuar nga ASPA (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike);
-Kompensim financiar gjatë periudhës së praktikës;
-Mundësi për kontratë pune 1-vjeçare për 250 nga praktikantët pjesëmarrës.
Praktikat do të zhvillohen gjatë periudhës Shtator – Dhjetor 2025, ndërsa afati për aplikim është deri më 10 gusht 2025.
Aplikimi bëhet online në adresën:
📌 praktika.riniafemijet.gov.al,
ku të rinjtë mund të zgjedhin institucionin dhe profilin që i përputhet më së miri interesave dhe përgatitjes së tyre.