Thika në zemrën e të gjithëve! Këmbanat kanë rënë …

Pak kush e njihte Martin Cani, para se kjo e hënë e ngrohtë nëntori të trondiste çdo zemër shqiptari. Gjashtë plagë me thikë i shkaktuan vdekjen 14-vjeçarit të rritur me ëndrrën se një ditë do bëhej i njohur jo për fatin e tij të zi, por duke lartësuar emrin në librat e historisë së futbollit.

Sa e sa gola të studiuar, taktika e teknika ndjekur, për t’i zbatuar më pas në fushën e blertë me fanellat e Partizanit e Dinamos, e me kulmin që në të ardhmen e afërt të luaj me kombëtaren shqiptare.

Sakrifica të prera në mes me një thikë që zanafillën e kishte shumë më herët. Sinjalet ishin dhënë, por askush nuk besonte se fundi do të ishte i kobshëm. Shumë afër oborrit të institucionit arsimor, që ka një pjesë të madhe të gabimit, në mes të ditës, kryeqytetit dhe në zemër të Shqipërisë.

 

Në mënyrë të turpshme, Ministria e Arsimit që vetëm atë funksion nuk ka tani shkruan se: “Siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe do të mbetet një prioritet absolut, i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, Pushteti Vendor, komunitetit dhe të gjithë shoqërisë”. Zeroooo!!

REPLIKA.AL ka disa pyetje për të gjithë, nga më i vogli deri tek ti, po po ti, që të duket vetja i madh.

Edhe sa 14 vjeçarë të tjerë duhet të vriten që ti jepni fund këtij degjenerimi të gjithanshëm mediatik? Edhe sa 14 vjeçarë të tjerë duhet të vriten që ligji të jetë i hekurt edhe nëpër rrjetet (anti)sociale? Edhe sa 14 vjeçarë të tjerë duhet të vriten që ne si shoqëri t’i shkojmë e t’i marrim zvarrë drejtuesit e institucioneve që paguhen për të na shërbyer por në fakt i shërbejnë atyre që i kanë futur në punë!? A keni fëmijë o ju që jeni votuar për të drejtuar apo shtrembëruar vendin?

A do të vazhdojmë tê jemi indiferente në një kohë kur është bërë kaq e lehtë të nxjerresh thikën dhe të godasësh dikë, si të ishte thes me patate dhe jo njeri? Kaq e lehtë u duket të rinjve sot t’i marrin jetën dikujt? Dhe për çfarë?! Për tu dukur të fortë?! Të fortë në sy te kujt? Se pas hekurave, me qyrrat e thara poshtë hunde, nuk do t’i duken të fortë askujt! Këmbanat kanë rënë …

Dinamika e ngjarjes:

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani pas një sherri me thika me disa bashkëmoshatarë.

Mësimi sot ka nisur me një minutë heshtje në nder të kujtimit të Martinit, si dhe janë pezulluar të gjitha aktivitetet.

Këtë fotografi ai e ka publikuar në rrjetet sociale, konkretisht aplikacionin “Snapchat”, ku me grushtin e mbledhur tregonte forcën e përdorur në momentin e ekzekutimit të Canit.

Viktima është goditur 6 herë me thikë dhe i plagosuri 2 herë. I plagosuri ndodhet në gjendje stabël te Trauma.

Klubi i Dinamos, ku 14-vjeçari luante ka publikuar foton e të miturit dhe i ka shprehur ngushëllime familjarëve për ngjarjen tragjike.

Martini nuk e dinte se për fat të keq, lindi e u rrit në një ambient të pasigurtë, ku jeta nuk kushton asnjë grosh. Ku arsimi është në grahmat e fundit. 

Lajmi i kobshëm i ka kapluar edhe të vegjlit, të cilët qëndrojnë të ulur në tavolina, me lot në sy e të heshtur.

Babai i Luisit tregon se i biri është në gjendje të qëndrueshme deri në këto momente. 

Reagon edhe Alketa Vejsiu e cila shpreh dhimbjen e madhe që ndjen dhe tregon se djali i saj Martinin e kishte shok.

14-vjeçari humbi jetën në sallën e operacionit në spital. Ai u godit me thikë pas një sherri me një tjetër adoleshent të moshës 15-vjeçare pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ata janë zënë me njëri-tjetrin jashtë orarit të mësimit, pasi ka mbaruar ora e gjashtë.

Ajo shprehet se të gjithë prinderit duhet të kujdesen për fëmijët e tyre para se të jetë tepër vonë dhe për të shmangur të tilla ngjarje.