Theu “arrestin e shtëpisë” dhe vodhi gjatë natës një automjet, arrestohet 19-vjeçari në Elbasan

Një 19-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Elbasanit pasi vodhi gjatë natës një automjet.

Sipas policisë E.B., kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” ndërsa u kap në flagrancë duke vjedhur automjetin që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cooperation ”.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi gjatë natës, një automjet, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, u kap në flagrancë autori.

19-vjeçari, me masë sigurie për vjedhje.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti që vodhi 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas njoftimit për vjedhjen e një automjeti, në lagjen “Emin Matraxhiu”, kanë reaguar menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit “Cooperation”, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe i koordinimit të punës mes Policisë së Elbasanit dhe Policisë së Tiranës, në rrugën “Kastriotët”, në Tiranë, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit E. B..

Ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja” dhe dyshohet se më datë 14.07.2025, gjatë natës, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases Xh. Sh.

Nga verifikimet rezultoi se autori e drejtonte automjetin, pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.