Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi dy telefona, kapet 41-vjeçari në Tiranë
- 2 April, 2024
Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi vodhi dy telefona në një biznes. 41-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe më datë 25.03.2024 ka vjedhur një celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa më datë 01.04.2024, ka vjedhur një celular në një biznes në Rrugën e Kavajës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e vjedhur dhe veshjet të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ