Theu masën arrest në shtëpi dhe kanosi dy persona, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër
Një 33-vjecar është vënë në pranga në Shkodër pasi kishte kanosur dy persona, përkatësisht shtetasit F. G., 58 vjeç, dhe A. G., 24 vjeç, ndërsa kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë për 58-vjecarin sipas policisë nisi procedimi në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të riut.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të më tejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin A. P., 33 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur shtetasit F. G., 58 vjeç, dhe A. G., 24 vjeç (ish-vjehrri dhe djali i tij). Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit A. P”, njofton policia.