Një burim i lartë rus ka deklaruar për gazetën britanike The Telegraph se Vladimir Putin do ta kishte të vështirë të pranonte një marrëveshje armëpushimi të mbështetur nga SHBA-ja me Ukrainën, ndërkohë që trupat ruse po përparojnë në vijën e frontit. Sipas këtij burimi, pozita e fortë e Rusisë, e cila po shënon përparime në terren, bën të vështirë pranimin e një armëpushimi në formën aktuale.
Përparimet e Rusisë në Ukrainën lindore, ku janë përqendruar shumica e përpjekjeve, janë ngadalësuar gjatë javëve të fundit. Pavarësisht kësaj, Moska ka vazhduar përparimin në disa rajone, përfshirë Kurskun, duke thënë se ka rimarrë 12 vendbanime nga Ukraina.
Një burim tjetër rus ka cilësuar propozimin e armëpushimit si një kurth, pasi Putin do ta kishte të vështirë të ndalonte luftën pa marrëgaranci dhe premtime konkrete. Një burim i tretë ka përshkruar marrëveshjen si një lëvizje për të rinisur ndihmën ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën, duke e paraqitur si një propozim armëpushimi.