‘The Sun’: Gangsterët shqiptarë në Angli përdorin nënat shtatzënë për të siguruar lejë qëndrimi

Gangsterët shqiptarë po synojnë nënat e ardhshme që janë të gatshme të regjistrojnë emigrantët si baba të fëmijëve të tyre të palindur, ka gjetur një hetim nga The Sun.

Reklama TikTok-u po bëjnë thirrje për gra të përgatitura që të kenë emrin e një azilkërkuesi të refuzuar në certifikatën e lindjes së foshnjës së tyre, në mënyrë që ai të shmangë dëbimin duke pretenduar se ka një familje në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa kalimet me varka të vogla arritën një rekord të ri gjatë fundjavës së Pashkëve, një hetim nga The Sun ka zbuluar një trukun nga bandat shqiptare.

“Ndonëse regjimi ishte duke dhënë shpirt, ai ishte i gatshëm të godiste pa mëshirë të gjithë ata që donin ndryshim dhe një Shqipëri si të gjithë Europa”, – shkruan Basha.

Ai shtoi se megjithëse kanë kaluar 33 vite, duket sikur e keqja përsërit vetveten, prandaj duhet sipas tij të mos reshtim së luftuari.

Postimi i plotë:

Protesta e 2 Prillit 1991 dhe masakra që pasoi është një ngjarje e përmasave epokale që tregon se përmbysjet e mëdha nuk mund të realizohen pa sakrifica të mëdha. Ndonëse regjimi ishte duke dhënë shpirt, ai ishte i gatshëm të godiste pa mëshirë të gjithë ata që donin ndryshim dhe një Shqipëri si të gjithë Europa.

Përulje të thellë dhe nderim të përjetshëm për lulen e rinisë shkodrane, Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, martirizimi i të cilëve shënjoi nisjen e një ndryshimi rrënjësor, që sa më shpejt të ndodhte aq më mirë do të ishte për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse kanë kaluar 33 vite, duket se e keqja përsërit vetveten, ndaj ngjarje të tilla duhet të na shërbejnë si përkujtim se për Lirinë dhe Demokracinë duhet të shkojmë në betejë përditë.

Kjo datë është një kambanë e përhershme dhe një thirrje e pandalshme se asnjëherë nuk duhet të rreshtim së përpjekuri për t’i tharë rrënjët e së keqes, duke i shkulur një herë e përgjithmonë, dhe duke mbjellë farën e së mirës për një shoqëri dhe komb që e ka të domosdoshëm  ndryshimin dhe përtëritje