Autoritetet në Las Vegas po hetojnë një shpërthim dhe zjarr të një Tesla Cybertruck në hyrje të hotelit Trump International të mërkurën në mëngjes.
“Ka një person të vdekur brenda Cybertruck-ut dhe për momentin nuk e dimë nëse është mashkull apo femër,” tha McCahill.
Shtatë persona të tjerë pësuan lëndime që McCahill i përshkroi si “të lehta” si pasojë e shpërthimit.
Jeremy Schwartz, agjent special i përkohshëm në krye të FBI-së në Las Vegas, gjithashtu konfirmoi gjatë konferencës se ekipi i tij është i përfshirë në hetim.
Eric Trump, nënkryetar ekzekutiv i organizatës Trump, shkroi në X se “siguria dhe mirëqenia e mysafirëve dhe stafit tonë mbeten prioriteti ynë kryesor.”
“Ne shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Departamentin e Zjarrfikësve të Las Vegasit dhe forcat lokale të rendit për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin e treguar,” shkroi Trump.