Tërmeti i fuqishëm në Japoni, vijojnë kërkime për njerëz në rrënoja! 48 të vdekur! Kryeministri: Operacionet e shpëtimit të vështira

Wajima, një qytet në prefekturën Ishikawa në bregun verior të Gadishullit Noto, është shkatërruar totalisht pas tërmetit të fortë me magnitudë 7.6 që goditi rajonin qendror të Japonisë.

Pamjet e kapura nga droni tregojnë shkatërrimin e krijuar fillimisht nga tërmeti dhe më pas nga cunami.