Tërmetet tronditin Santorinin dhe Amorgosin, autoritetet shpallin alarm të madh: Shkollat mbyllen, portet në rrezik!

Autoritetet greke kanë ngritur alarmin pas një serie tërmetesh që goditën ishujt Santorini dhe Amorgos gjatë ditëve të fundit, duke regjistruar lëkundje deri në magnitudë 4.5.

Si masë paraprake, Ministria e Mbrojtjes Civile ka urdhëruar mbylljen e shkollave më 3 shkurt dhe ka këshilluar qytetarët të shmangin portet e vogla të Ammoudit dhe Firas, si dhe grumbullimet në hapësirat e mbyllura.

Ndërsa aktiviteti sizmik duket se po tërhiqet dhe nuk lidhet me ndonjë rritje të aktivitetit vullkanik, ekspertët vazhdojnë të monitorojnë situatën nga afër. Greqia, një nga vendet më të ndjeshme ndaj tërmeteve në Europë, ka një histori të gjatë të aktivitetit sizmik, ndërsa shpërthimi i fundit vullkanik në zonën e Santorinit ndodhi në vitin 1950.