Tërmet në Shqipëri! Sa ishte magnituda dhe në çfarë zone

Sot, rreth orës 20:00, janë regjistruar lëkundje tërmeti në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.8 në shkallën Rihter.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në qarkun e Elbasanit. Deri më tani, nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në zonat përreth, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.