Një tërmet është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të qytetit të Shkodrës, me epiqendër në det, rreth 16 kilometra larg qytetit të Ulqinit.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 4.0 të shkallës Rihter, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth, përfshirë Shkodrën dhe disa qytete të tjera në veri të Shqipërisë.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por banorët e zonës kanë përjetuar momente paniku për shkak të intensitetit të lëkundjeve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ