Tërmet i fortë në Kinë, humbin jetën 53 persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë
Një tërmet i madh goditi rajonin malor të Tibetit të Kinës mëngjesin e sotëm, për pasojë janë shënuar 53 viktima dhe dhjetra persona janë plagosur.
Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash (gjashtë milje), sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri pasgoditjesh në zonë.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe disa pjesë të Indisë.
Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.
Mediat shtetërore kineze raportuan se tërmeti kishte një magnitudë pak më të vogël prej 6.8 ballë, duke çuar në dëmtimin e mbi 1000 shtëpive.
Forcat ajrore kineze kanë nisur përpjekjet e shpëtimit dhe dronët në zonën e prekur, e cila ndodhet në rrëzë të malit Everest dhe ku temperaturat janë shumë nën zero.
.Në vitin 2015, një tërmet me magnitudë 7.8 afër Katmandu, kryeqyteti i Nepalit, vrau rreth 9,000 njerëz dhe plagosi mbi 20,000.