Tërmet 7.0 i shkallës Rihter në Kaliforni, lëshohet paralajmërim për cunam
- 5 December, 2024
Një tërmet me magnitudë 7.0 Rihter është regjistruar sot në Kalifiorni, SHBA.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) epiqendra e tërmetit ishte zona Ferndale ne Kaliforni, ndërsa thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 10 kilometra.
Qendra Kombëtare e Cunamit në SHBA lëshoi një paralajmërim për cunam menjëherë pas tërmetit, raporton Reuters.
Nuk ka raportime për dëme materiale.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ