Tërheqja e kandidatëve të Alibeajt nga vendoret e 14 majit, reagon Celibashi: Nuk do të zëvendësohen
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me tërheqjen e kandidatëve të propozuar nga PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit.
Celibashi u shpreh se listat e dorëzuara janë ende në proces verifikimi, proces që siç tha Celibashi do të marrë kohën e tij dhe kandidatët e Alibeajt të tërhequr nga gara nuk do të figurojnë në fletën e votimit dhe se nuk mundet më t’i zëvendësojë ata.
“Akoma nuk e kemi informacioninn dhe kjo jo për neglizhencë por duke qenë se procesi i dorëzimit të dokumenteve për zgjedhjet vendore që një pjesë dorëzohen në KQZ dhe një pjesë në KZAZ e kemi të pamundur se jemi në proces vlerësimi për të dhënë përgjigje të saktë.
Sot ose nesër do kemi informacion të saktë. Të dhëna s’mund të jap me këtë procss deri tani. Ne na rezulton që janë 24 subjekte zgjedhore që kanë dorëzuar listat shumë zgjedhore. Janë 832 lista me kandidatë për këshill, 147 kandidatë për kryetar bashkie.
Në total, 22 607 kandidatë që janë në proces verifikimi. Zyrtare janë ato lista që ne miratojmë. Nesër do kalojmë për shqyrtim procesi është voluminoz, insistimi ynë ka bërë që ky process të marrë kohën e vet. Zyrtare janë ato lista që ne miratojmë. Nesër do kalojmë për shqyrtim procesi është voluminoz, insistimi ynë ka bërë që ky process të marrë kohën e vet”, tha Celibashi.