Tentuan t’i largoheshin policisë dhe përplasën një mjet të parkuar, procedohen dy persona në Gjirokastër

Dy persona janë proceduar nga prokuroria e Gjirokastrës, pas një tentative për t’i shpëtuar forcave të rendit.

Dy shtetasit, përkatësisht 30 dhe 34 vjeç, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar dhe gjatë largimit me automjet kanë kryer manovër të rrezikshme, ka dëmtuar një automjet të parkuar dhe janë larguar nga vendi i aksidentit.

Njoftimi:
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: J. K. 30 vjeç dhe L. Sh. 34 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi gjatë një konflikti të çastit me njëri-tjetrin, të dy këta shtetas nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar. Gjatë largimit me automjet, shtetasi J. K. ka kryer manovër të rrezikshme, ka dëmtuar një automjet të parkuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.