Tentuan të vidhnin kompaninë e arit në Spanjë, arrestohen grupi i grabitësve shqiptarë
Pesë persona, mes tyre dhe 2 shqiptarë janë arrestuar në mes të një tentative grabitjeje të një kompanie të shitjes së arit në lagjen Salamanca, Madrid. Një biznes që përveç objekteve me vlerë kishte në magazinën e tij dhe metale të çmuara, monedha dhe sende të tjera, ka qenë synimi i grabitjes së pesë personave.
Mediat spanjolle kanë bërë me dije se policia është njoftuar nga banorët e zonës ndërsa autorët kishin hapur një vrimë në murin e godinës, nga pjesa e pasme e biznesit me një diametër prej 60 centimetra. Kjo e çarë u ka shërbyer atyre për të kaluar në katin e sipërm të pallatit.
Ata ishin të veshur me maska dhe doreza, ndërkohë në afërsi të godinës kishin parkuar një automjet me targa të vjedhura që do të përdorej për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Të arrestuarit janë nga 30 deri në 45 vjeç, dy prej tyre janë shqiptarë dhe tre të tjerët spanjollë.