Tentuan të korruptonin policët për mos t’i ndëshkuar pasi u kapën me shkelje, arrestohen 5 shoferë në Tiranë
- 6 February, 2024
TIRANË- Pesë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 48 orëve të fundit pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të korruptuar punonjësit e policisë për mos t’i ndëshkuar me gjobë për shkeljen e rregullave të qarkullimit.
Në pranga kanë rënë A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç.
Këta drejtues mjetesh, pasi u kapën me shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor kanë tentuar t’u ofrojnë ryshfet punonjësve të Policisë së Shtetit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ