Agjentët e Punëve të Brendshme të Gardës Civile të Spanjës kanë arrestuar në një aksion kundër trafikut të drogës ish-shefin e Policisë së Valencias.
Personi i arrestuar është Jesús Fernández Bolaño dhe dyshohet se ka lidhje me një hetim që prek një grup të trafikut të drogës që ka përdorur portin e Valencias për të futur në Spanjë rreth një ton kokainë.
Mes të arrestuarve janë tre spanjollë dhe tre shqiptarë, të cilët dyshohet se vepronin si bashkëpunëtorë për trafikun e kokainës.
Bolano u gradua drejtor i portit të Valencias nga viti 2012 dhe për këtë arsye ishte pa punë në momentin e arrestimit. Porti i Valencias është porti kryesor i hyrjes së kokainën në Spanjë dhe i treti në Evropë, pas atyre të Antwerpen (Belgjikë) dhe Roterdamit (Hollandë).