Tentuan të arratisen, Dan Hutra dhe 3 të tjerë izolohen regjimin e posaçëm

Replika mëson se nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, është bërë kërkesë për Dan Hutrën dhe 3 të tjerë që tentuan të arratisen, për t’i izoluar në regjiimin e posaçëm 41b.

Kërkesa Iniciohet nga drejtoria e burgjeve dhe do shkojë në Prokurori.
Planin këta persona e kanë nisur pak para Vitit të Ri dhe donin që ta realizonin me hyrjen e Janarit arratisjen. Hutra, Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi, kishin arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonin mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonin duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Dyshohet se 4 të burgosurit, Hutra dhe kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit.