Tentuan kalimin në Greqi, 5 persona humbi jetën, 40 të zhdukur pasi anija u fundos
Tragjedi në brigjet e Kretës.
Pesë persona kanë vdekur si pasojë e fundosjes së anijes. Sipas rojës bregdetare të Greqisë, rreth 40 persona janë të zhdukur, ndërsa 39 tjerë janë shpëtuar.
Anija është fundosur në jugperëndim të ishullit të Kretës, kanë bërë të ditur autoritetet.
Ato janë në kërkim të të zhdukurve që prej fundosjes së anijes në orët e para të mëngjesit.
Mediat vendase konfirmojnë se disa persona janë shpëtuar me helikopterë dhe janë në kujdes intensiv në spital.
Greqia ka regjistruar këtë vit rritje prej 25 për qind të tentimeve të migrantëve për të hyrë në këtë shtet.