Tentuan ekzekutimin për hakmarrje dhe kontroll të lojërave të fatit të dy personave, Gjykata e Posaçme kalon në gjyq dosjen ndaj Amarildo Nikollit!

Dosja e të penduarit të drejtësisë, Amarildo Nikolli me SPAK që ka ngritur zyrtarisht akuzën e armëmbajtje pa leje në kuadër të grupit kriminal.

I riu nga Shkodra në bashkpunimin me Leonard Luzi ,Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno po planifikonin vrasjen e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla në qytetin e Vlorës.

Hetimet e SPAK por edhe dëshmia e Amarildo Nikollit zbuloi se krimi do të kryhej për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.

Për këtë qëllim, Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, ku Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori , si dhe të pandehurit Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit.

Nga marrje dhe sigurimi i provës u faktua se Koroveshi, dhe Erio Zejno, kanë sjellë armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, kanë ndihmuar në terren me gjetjen e personave të cilët ishin objektiv i atentatit, si dhe do të ndihmonin ekzekutorin , në largimin nga vendi i ngjarjes (pas kryerjes së vrasjes).

Vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, nuk u bë e mundur, pasi në datën 07.08.2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, në qytetin e Vlorës, gjatë kontrollit fizik kryer ndaj Amarildo Nikolli, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: një pistoletë e markës Pietro Beretta, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 fishekë, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.

Ka rezultuar se ditën e arrestimit të tij, i Amarildo Nikolli, kishte dalë pikërisht për të finalizuar krimin e porositur prej të Leonard Luzi. Pas arrestimit Amarildo Nikolli vendosi te bashkpunojë me drejtësinë dukë përfituar statusin e te penduarit.