Tentoi vetëvrasjen duke u djegur , digjet shtëpia në Mallakastër

Një banesë në Mallakastër ka marrë flakë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin në Mallakastër ka ardhur menjëherë në vendngjarje ku konstatoi se shetasi Shpëtim Muhaj ishte brenda në tualetin e apartamentit. Forcat zjarrëfikëse bënë të mundur lokalizimin e flakëve.

I plagosuri u nis menjëherë me ambulancë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme për shkak të plagëve të marra. Po punohet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.