Tentoi t’i vinte zjarrin një sinagoge, policia franceze vret agresorin

Policia franceze ka vrarë një burrë të armatosur i cili ka tentuar t’i vërë zjarrin një sinagoge në qytetin veriperëndimor të Rouen.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Francës.

Burri ishte i armatosur me thikë dhe kur po lëvizte drejt policisë, ata e qëlluan duke e eliminuar.

Kryetari i bashkisë së Ruenit, Nicolas Mayer-Rossignaol tha se sulmi në sinagogë nuk preku vetëm komunitetin hebre, por i gjithë qyteti ishte tronditur.