Tentoi t’i shpëtoi policisë! Drejtuesi me ML shkakton aksident zinxhir në Vlorë, përplas dhe makinën e “Shqiponjave”

Një automjet tip ML, me drejtues Kelian Llakaj ka shkaktuar pasditen e sotme një aksident zinxhir.

Në përpjekje për t’u larguar, ai ka goditur dy makina, duke përfshirë edhe një mjet të Policisë, të cilin e ka nxjerrë nga rruga. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi.

DINAMIKA E NGJARJES:

Në vendin e quajtur rrethi i Çoles, automjeti Mercedes-Benz me targa AB780EY, me drejtues shtetasin Kelian Llakaj, ka përplasur automjetin e markës Toyota, me targa AB031GU, me drejtues shtetasin Redjon Skendo.

Pas këtij aksidenti, drejtuesi i automjetit Mercedes-Benz është larguar nga vendngjarja dhe ka goditur, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, në afërsi të vendit të quajtur Vola, automjetin e markës Ford, me targa DY534WC, me shtetasen Adelina Hysni Kasaj (Kosta), e cila është jashtë rrezikut për jetën, punonjëse e I.E.V.P. Vlorë.

Drejtuesi i mjetit Mercedes-Benz është larguar përsëri nga vendngjarja dhe ka kaluar në drejtim të Zvernecit.

Shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë i janë vënë në ndjekje, dhe pas 30 minutash ndjekje, ky drejtues ka aksidentuar motomjetin e Shigjetave si dhe automjetin e Shqiponjave, duke vënë në rrezik serioz jetën e tyre.

Nga kryerja e testit të alkoolit rezulton në gjendje të dehur me masën 1.25 mg/l, dhe testi i dytë ka rezultuar 1.29 mg/l.